200 ha pyje të shkrumbuara, përkeqësohet situata nga zjarret në Prespë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Nga A2 CNN
12 Gusht 2024, 09:22 | Aktualitet

Është përkeqësuar situata nga zjarret në Malin e Thatë ku rrezikohet katastrofë ekologjike në Parkun Kombëtar të Prespës. Gazetari i A2 CNN, Artin Halili, raporton se deri më tani janë shkrumbuar 200 ha sipërfaqe pyjore dhe rrezikohen pyjet e ahut.

Sipas tij që prej orës 5: 30 të mëngjesit të sotëm janë angazhuar 70 forca zjarrfikëse dhe të ushtrisë për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë e bën të pamundur aksionin duke kërkuar ndërhyrjet nga ajri.

200 ha pyje të shkrumbuara, përkeqësohet situata nga zjarret

Punonjësit duhet të ecin 3 orë më këmbë për t‘u dislokuar në zonën e zjarrit, ndërsa gjatë ditës së djeshme uji është ngjitur me mushka.

200 ha pyje të shkrumbuara, përkeqësohet situata nga zjarret

“Në ditën e  shtatë të zjarrit që ka përfshirë zonën e Maqedonisë së veriut në Parkun e Galicicës është përhapur në zonën e parkut kombëtar të Prespës prej ditës së djeshme. E gjithë sipërfaqja është përfshirë nga flakët për shkak të erërave autoritetet vendore flasin për situatë të rëndë ekologjike. Ka pasur angazhim të forcave të ushtrisë zjarrfikësve, aktivizim i helikopterit Cougar nuk u parandalua. Zjarri ka dalë në majë të Malit të Thatë, re e madhe tymi ka përfshirë fushën e Maliqit. Që prej orës 5:30 të mëngjesit janë 70 forca zjarrfikëse e ushtrisë në një tjetër aksion për shuarjen e flakëve punonjësit duhet të ecin 3 orë në këmbë për t’u dislokuar. Është bërë ngjitja e ujit me mushka për të fikur zjarrin sipas llogaritjeve deri tani janë shkrumbuar 200 ha sipërfaqe pyjore. Në pjesën shqiptare ka pyje të ahut që rrezikohen seriozisht nëse përshkallëzohet më tej situata. Gjatë ditës për shkak të pranisë së erës aktivizohen shumë shpejt vatrat e zjarrit. Ka disa vatra që digjen njëkohësisht në të gjithë Prespën”, raporton gazetari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos