Uji është tërhequr totalisht nga Vau i Dejës, pasi nuk ka pasur më reshje intensive, dhe situata Në Gurin e Zi, aty ku situata ishte më e rënduar, uji është tërhequr tashmë, por ka pasur dëme në tokat e banorëve dhe gjithashtu nëpër banesa.
Për “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, një nga banorët e zonës tregon se “nuk kishte ndodhur ndonjëherë në 35 vite që të kishte kaq shumë prezencë uji”.
“Gjithçka ndodhi për gjysmë ore. Në banesën time ka pasur shumë dëme. Asnjëherë nuk kisha parë 1 metër e gjysmë ujë. Dy makinat e mia kanë qenë deri në tavan me ujë, kanë dalë jashtë përdorimit. Ndërsa dëmi në banesë dhe biznes është gati 30 milionë lekë. Është bërë katrahurë”, thotë banori. (A2 Televizion)
