"Ulet ndjeshëm niveli i ujit", Ministria e Mbrojtjes njofton mbi situatën nga moti i keq

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 17:40 | Aktualitet

"Ulet ndjeshëm niveli i ujit", Ministria e Mbrojtjes njofton mbi

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës “është ulur ndjeshëm niveli i ujit dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht”.

Gjithashtu, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit, shkruan A2.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.

Që nga mëngjesi i sotëm ekipet e AKMC dhe FA kanë ndjekur në terren situatën në, ku aktualisht situata është drejt normalizimit.

Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz  dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka patur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,  Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturat e emergjencave civile te bashkive dhe institucioneve në varësi janë në gatishmëri dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos