30 minuta shi përmbytin rrugët e Vlorës

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 10:07 | Aktualitet

Reshje të dendura shiu ranë për më shumë se 30 minuta në Vlorë duke shkaktuar përmbytje në disa lagje dhe rrugë të qytetit.

Lagjja Pavarësia, zona e Skelës, Lagjja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë janë nën ujë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, i cili vijon të bjerë, duke krijuar probleme në qytetin e Vlorës.

Rrugët më problematike ku është pezulluar çdo lëvizje si e mjeteve, por edhe e kalimtarëve janë rrugët Hasan Kushta dhe Xhebro Gjika, përkatësisht lagjet Rilindja dhe 28 Nëntori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos