Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë mëngjesin e sotëm edhe qytetin e Fierit.
Prezenca e ujit ka krijuar vështirësi si për kalimin e qytetarëve, por edhe atë të automjeteve.
Ashtu si shiu i mëparshëm në këtë qark nuk ka sjellë probleme në të mbjellat e fermerëve, serrat dhe bizneset, përveçse ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, ndërsa lumenjtë janë brenda shtratit të tyre. (A2 Televizion)