4 ditë në ujë nga çarja e argjinaturës, banorët e fshatit Miliska në Thumanë apelojnë për ndihmë

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 23:56 | Aktualitet

4 ditë në ujë nga çarja e argjinaturës, banorët

Banorët e fshatit Miliska të njësisë Administrative Thumanë, prej 4 ditësh janë nën pushtetin e ujit.

Çarja e argjinaturës së lumit Drojë ka sjellë prurjet e mëdha duke përmbytur qindra hektare tokë bujqësore dhe banesa.

Një pjesë e banorëve kalojnë natën jashtë, të tjerë ndodhen të izoluar në banesa.

Situata mbetet e rëndë nga niveli i lartë i ujit, ndërsa apelojnë institicioneve për ndihmë, sikurse ata shprehen, kanë mungesa dhe në furnizimin me bukë dhe ushqime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos