
Reshjet me intensitet të lartë të cilat kanë rënë në Vlorë ditët e fundit kanë bërë që prurjet e kanaleve kulluese të jenë intensive.
Kanale kulluese këto të cilat derdhen në det duke marrë me vete dhera, gurë, por dhe mbeturina.
Për pasojë të derdhjes së kanalizimeve në det, bregdeti i Vlorës ka ndryshuar ngjyrë. Deti Adriatik, por edhe Jon, kanë marrë ngjyrën kafe mëngjesin e kësaj të shtune, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë që problem janë edhe mbeturinat. Mbeturina të shumta nga kanalet janë depozituar në det duke ndotur ekosistemin ujor. Një pjesë e mbeturinave kanë dal edhe në bregdetin e Lungomares mëngjesin e kësaj të shtune. (A2 Televizion)
