
Presidenti Bajram Begaj zgjodhi Shkodrën për të përkujtuar Ditën e Alfabetit dhe 117-vjetorin e Kongresit të Manastirit ku u njehsua gjuha shqipe nga 14 nëntori deri më 22 nëntor të 1908-ës. Në fjalën e tij në universitetin “Luigj Gurakuqi”, kreu i shtetit tha se Alfabeti dhe Kongresi i Manastirit na frymëzojnë për të ardhmen dhe se pa gjuhë nuk ka komb, shkruan A2 CNN.
Presidenti Begaj tha se në ditët e sotme duhet një punë e madhe dhe projekte konkrete për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe e cila është në rrezik për deformim nga ndikimi i gjuhëve të huaja apo teknologjisë.
Presidenti Begaj zhvillo një takim edhe në bashkinë Shkodër, muze dhe bibliotekën shkencore të universitetit “Luigj Gurakuqi”. (A2 Televizion)
