Rëndohet situata nga reshjet në Novoselë, rrezikohen njerëzit dhe banesat

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 08:45 | Aktualitet

Rëndohet situata nga reshjet në Novoselë, rrezikohen

Bashkia Vlorë thotë se situata në njësinë administrative Novoselë po rëndohet me kalimin e orëve, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, duke krijuar rrezik për banorët dhe pronat e zonës.

“Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos