Pogradeci mund të jetë ndoshta qyteti i vetëm në vend ku hapësirat publike përgjatë bregut të liqenit janë më të shumta se plazhet private.
Dhe për të ruajtur këtë ndarje pushteti lokal në bashkëpunim me policinë kanë nisur kontrollet jo vetëm sa i takon plazheve përgjatë bregut të liqenit por edhe zbatimit të legjislacionit në fuqi për subjektet hoteliere që kanë marrë plazhe në përdorim.
Madje bashkia e Pogradecit është e vetmja edhe për krijimin e kushteve të përshtatshme në plazh për personat me aftësi ndryshe
Kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit, ku në vëmendje do të jenë edhe prezenca e rojeve të plazheve jo vetëm në hapësirat private por edhe ato publike. (A2 Televizion)