Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të zgjasin edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit, vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.
Në njoftim theksohet se veprimet e individëve që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim në Ballkan, vazhdojnë të pengojnë përparimin demokratik dhe integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike.
Emergjenca kombëtare u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga Presidenti i atëhershëm George bush për të adresuar kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve që rridhnin nga dhuna ekstreme dhe veprimet që pengonin zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. (A2 Televizion)