Të tjera zjarre në territor, dy vatra mbeten ende aktive

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 18:00 | Aktualitet

Të tjera zjarre në territor, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra zjarri, 5 prej të cilave janë shuar, ndërkohë që dy janë ende aktive.

Në këto momente, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, në vendin e quajtur Vumlo në afërsi të fshatit Kudhës dhe ajo në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës.

Ndërkohë janë fikur vatrat në fshatin Ndërfan, në zonën e Astirit, në lagjen “Ish-Fidanishtja” bashkia Vlorë, në fshatin Amonicë, në fshatin Shijon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos