Aksident në aksin Korçë-Pogradec, “Benz”-i përplaset me barrierat, plagoset shoferi

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 22:58 | Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, “Benz”-i

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.

Mësohet se mjeti drejtohej nga Besmir Mustaj, 37 vjeç, banues në Roskovec. Sipas të dhënave paraprake, automjeti ka përplasur barrierat mbrojtëse pranë kryqëzimit të fshatit dhe më pas ka përfunduar në anë të rrugës, duke pësuar dëme të shumta materiale.

Si pasojë e aksidentit, Mustaj ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos