Akuza për prapavija politike, dhurata bullgare në Pustecin e minoritetit maqedonas

Nga Gazment Janku
30 Prill 2024, 14:42 | Aktualitet

Dhurata e fondacionit “Kujtesa bullgare” për godinën multifunksionale të bashkisë së Pustecit, si dhe shpalosja e flamurit bullgar ne hyrje të kësaj godine, ka ringjallur edhe njëherë mosmarrëveshjet bullgaro-maqedonase në këtë bashki minoritare e komunitetit maqedonas.

Për nënkryetarin e partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, ky veprim ka prapavije politike për të krijuar përshtypjen sikur në atë zonë jeton një minoritet tjetër nga ai që njeh shteti shqiptar dhe që janë maqedonasit.

Ndërsa për kryetarin e bashkisë së Pustecit, ky komunitet mirëpret çdo ndihmë të sinqertë pa prapavija të tjera.

Për ambasadorin bullgar në vendin tonë, këto ndihma janë në vazhdën e ndihmave të mëparshme për këtë zonë duke nënvizuar se politikisht kjo është një ndihmë për Shqipërinë, që është një nga vendet mike me Bullgarinë.

Ndihmat nga shteti bullgar dhe fondacionet bullgare në Pustec kanë qenë të vazhdueshme, duke e bërë vendin që ka investuar më shumë në këtë zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos