"Hapja e flamurit bullgar në godinën e re të bashkisë Pustec është provokim", kështu është shprehur Eftim Mitrevski, nënkryetari i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian, në lidhje me donacionin e radhës të Bullgarisë në këtë bashki.
Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka mirëpritur donacionin e fondacionit "Kujtesa Bullgare", duke shtuar se çdo mbështetje në ndihmë të këtij komuniteti është i mirëpritur në qoftë se nuk ka prapavijë politike.
Ambasadori bullgar në Shqipëri, Ivajllo Kirov, gjatë fjalës përshëndetëse, ka përmendur mbështetjet e vazhdueshme të Bullgarisë në këtë zonë, duke e cilësuar atë shtetin investitor më të madh në këtë komunitet.
Qeveria bullgare ka dhuruar, ditën e sotme, pajisje zyre dhe kompjuterë për godinën e re të bashkisë Pustec. (A2 Televizion)