“Kërkoja Fahriut me makinë 100 mijë euro”. Veliaj përballet me disa protestues para se të futej në SPAK

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 09:17 | Aktualitet

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është futur mëngjesin e të martës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në hyrje u përball me një grup qytetarësh mes të cilëve ishte edhe ish-deputeti Klevis Balliu, të cilët e akuzuan si “hajdut”. “Nuk kemi as ujë, asnjë gjë”, u dëgjua të thoshte një grua. Në këtë moment, Veliaj iu përgjigj: “Shko kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”.

Kryebashkiaku është thërritur në SPAK për t’u pyetur rreth çështjes së Inceneratorit të Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos