Veliaj në SPAK, “Bashkiakja” përgatit terrenin, gjobit makinat e parkuara, nuk shpëton “Benz-i” i Klevis Balliut

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 09:48 | Aktualitet
Veliaj në SPAK, “Bashkiakja” përgatit terrenin, gjobit
Makina e kryebashkiakut Erion Veliajt

Sot kryebashkiaku Erion Veliaj është thirrur në SPAK, e teksa pak para mbërritjes së tij, Policia Bashkiake i ka “bërë gati terrenin”.

Ajo ka gjobitur të gjithë rreshtin e makinave që kishin parkuar para derës së SPAK.

Gjobave nuk i ka shpëtuar as makina e ish-deputetit demokrat, Klevis Balliu.

Ndërkohë, më pas u parkua edhe makina e Veliajt, e cila në ndryshim nga të tjerat, nuk e ka një fletë gjobe mbi xhamin e makinës.

Kujtojmë, që në ndryshim nga Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë kohës që ishte duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Posaçëm është gjobitur më shumë se një herë për parkim të gabuar.

Veliaj në SPAK, “Bashkiakja” përgatit terrenin, gjobit
Makina e ish-deputetit, Klevis Balliu

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos