Në prag të sezonit veror, rrugorët e Elbasanit, planizim në varësi të trafikut

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
30 Prill 2024, 14:38 | Aktualitet

Elbasani është një nga nyjet kryesore të akseve nacionale rrugore të vendit dhe si e tillë prej kohësh, fluksi i trafikut në këtë qark ka ardhur në rritje duke krijuar edhe problematika.

Përveç drejtuesve të mjeteve, policia e qarkullimit rrugor në drejtorinë e Elbasanit, është struktura kryesore që ndjen këtë presion dhe natyrisht është përgjegjëse për t'i dhënë zgjidhje në varësi të situatave.

Kjo është arsyeja që planizimi i policisë rrugore në Elbasan, përshtatet në varësi të fluksit të qarkullimit.

Fluksi i lartë i qarkullimit sjell edhe shkelje që bëhen shkak për aksidente të ndryshme, shkelje të cilat evidentohen nga policia rrugore e ndihmuar edhe nga logjistika që disponon.

Por përveç fluksit, qarku i Elbasanit ka edhe disa nga njollat e zeza në akset nacionale, të cilat policia rrugore i vë në vëmendje të drejtuesve të mjeteve.

Në prag të sezonit veror, drejtuesit e policisë rrugore të Elbasanit, apelojnë të gjithë përdoruesit e rrugës që të jenë të kujdesshëm dhe në raste shkeljesh të kërkojnë ndihmën e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos