
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, zhvilloi sot një takim me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ku u diskutua mbi forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada gjermane në Tiranë thuhet se sundimi i ligjit mbetet një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Gjermania konfirmoi mbështetjen e saj politike dhe financiare nëkëtë rrugëtim të vendit tonë. Ambasadori Bergner nënvizoi gjithashtu se do të vijojë mbështetjen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
“Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit. Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Gjermania ???????? do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton ambasada.
(A2 Televizion)