ISHP përgënjeshtron raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit në kopshtet e Tiranës

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2026, 17:56 | Aktualitet

ISHP përgënjeshtron raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, duke përgënjeshtruar disa raportime në media. 

I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm. U bëjmë thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre, si masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik”, thuhet në njoftim", thuhet në njoftimin e ISHP, raporton A2CNN. 

ISHP thekson se vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.

ISHP përgënjeshtron raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos