Pas protestës për TID, Rama shkon në Durrës për të takuar banorët, opozita kërkon komision hetimor

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 09:39 | Aktualitet

Pas protestës për TID, Rama shkon në Durrës për të

Tri ditë pas protestës së banorëve të Durrësit, të cilët preken nga projekti TID, kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë sot në Durrës për t’u takuar me banorët.

A2 CNN raporton se banorët dhe bizneset e prekura nga ky projekt janë kontaktuar mbrëmë nga drejtues të bashkisë së Durrësit, për të marrë pjesë në takim me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, këshilltarët opozitarë në bashkinë e Durrësit kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, për verifikimin e ligjshmërisë dhe miratimin e dokumenteve të planifikimit territorial në lidhje me këtë projekt.

Pas protestës për TID, Rama shkon në Durrës për të

Më 11 shkurt banorët që preken nga projekti "TID Durrës", kanë protestuar përpara Bashkisë. Ata janë kundër trajtimit me qira pa arritur dakordësimin e shpronësimit të pronave të tyre. Gjatë protestës qytetarët u përplasën me këshilltarët dhe punonjësit e policisë, teksa këta të fundit kanë kryer dhe arrestime.

Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit. Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, i cili sipas zhvilluesve parashikon ta rikthejë qytetin e Durrësit në hartën Europiane të destinacioneve kulturore dhe historike, si dhe të ofrojë mundësi përfitimi ekonomik nëpërmjet trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të qytetit për komunitetet lokale.

 

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos