Dëmet që shkaktuan shirat e mesjanarit janë të pallogaritshme për dhjetë familje, pjesë e kësaj lagjeje në zonën veriore të Përmetit.
Ata u shpërngulën nga autoritetet në konvikt apo tek të afërmit, ndërkohë që pasuria e paluajtshme ka ngelur e shkretuar.
Dëmet në elektroshtëpiake apo mobileri kapin shifrën e dhjetëra milionë lekëve. Sinkrone banorët. Ndonëse situata iku bashkë me motin e keq, pasojat që ajo la pas janë edhe më të rënda dhe të paparashikueshme.
Ky masiv ndodhet në pjesën veriore të lagjes në fjalë dhe nga ajo çka shihet në pamje, është në kufijtë e të paparashikueshmes.
Vetë banorët shprehin frikën për atë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt nëse autoritetet nuk ndërhyjnë urgjentisht. Sinkrone banorët kur flasin për masivin.
Autoritetet e Bashkisë në Përmet në mungesë të specialistëve gjeodezë, kanë kërkuar ndihmën nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar i cili është duke analizuar situatën në fjalë. (A2 Televizion)