Për herë të parë, anija “Bel Espoir” ndalet në portin e Durrësit, si pjesë e nismës frymëzuese MED25, e mbështetur nga Selia e Shenjtë dhe Dioqeza e Marsejës. 25 të rinj nga brigje të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe zona të prekura nga konflikte, janë pjesë e kësaj udhe që synon të mbjellë shpresë, dialog dhe solidaritet përmes një shkolle lundruese unike.
Një ftesë për të mos heshtur përballë padrejtësive që i ndodhin njeriut që lë tokën për të kërkuar jetën. Ky është mesazhi që jepet nga një anije, për emigrantët, për njerëzoren që duhet zgjuar te ne.
“Dje zhvilluam një takim të bukur me komunitetet e ndryshme fetare në Shqipëri; bektashinjtë, ortodoksët, myslimanët dhe katolikët. Diskutuam edhe për integrimin më gjithëpërfshirës të të gjithë komuniteteve në detin Mesdhe. E kuptojmë shumë mirë se Shqipëria, si qendër e Mesdheut, është një vend mjaft i bukur, është si një leksion historie, ku mundtë ndërtojmë paqen mes të gjithë komuniteteve. Për këtë arsye zgjodhëm të vinim në Shqipëri gjatë këtij projekti që zgjat 8 muaj”, tha Alexis Leproux, Drejtor i Takimeve të Mesdheut.
Durrësi dhe Tirana mirëpresin edhe publikun në këto aktivitete reflektuese dhe bashkëbisedime sepse misioni I anijes është të ndajë vizione mbi sfidat e përbashkëta si migracioni dhe bashkëjetesa. Dana (Liban) Francesc (Spanjë) Kerolles (Egjipt)Amina (Bosnjë-Hercegovinë).
Ky projekt, synon të bashkojë mbi 200të rinj nga 20 deri në 30 vjeç, të cilët gjatë 8 muajve kalojnë bashkë përvoja të thella, debate, ushtrime komunitare dhe reflektim shpirtëror. Pas Shqipërisë, “Bel Espoir” do të vazhdojë rrugën drejt Triestes, ku do të mbahet Festivali i Rinisë Mesdhetare. (A2 Televizion)