Regjistrimet në Durrës, shkolla e mesme profesionale më e preferuara

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
6 Gusht 2025, 15:36 | Aktualitet

Të rinjtë që kanë përfunduar arsimin 9-vjecar në Durrës kanë zgjedhur në masë arsimin e mesëm profesional. Drejtori i shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” shprehet se për vitin e ri arsimor, shkolla ka arritur numrin maksimal të nxënësve duke tejkaluar edhe gjimnazet e qytetit.

Ndonëse në periudhë pushimesh dyert e shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” në Durrës janë të hapura. Interesi i nxënësve që kanë përfunduar arsimin 9-vjecar për t’u regjistruar në këtë shkollë e kanë konsoliduar akoma më shumë këtë institucion arsimor si më të preferuarin për arsimin e mesëm.

Drejtuesi i këtij institucioni tregon edhe degët më të preferuara nga të rinjtë.

Disa nga nxënësit tregojnë arsyet e regjistrimit në arsimin e mesëm profesional.

Me 1250 nxënës të regjistruar deri më tani, shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela” në Durrës rezulton më e preferuara nga nxënësit që kanë mbaruar arsimin 9-vjecar duke tejkaluar edhe numrin e nxënësve që shkojnë në gjimnazet e njohura të qytetit të Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos