Aksioni për Lirimin e hapësirave publike në Lushnje ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMT dhe policia e rendit janë përplasur edhe me deputetin Sajmir Korreshi dhe këshilltarët e opozitës të cilët nuk lejojnë prerjen e pemëve.
“Ka ardhur bashkia ka një urdhër që kryetarja e bashkisë i lë në ajër, që të lirohen trotuare. Kjo pema këtu, ka 40 vjet që nuk bëhet kështu. Zë trotuar e hapësirë publike kjo pema këtu? Këtu është hije ke qejf të rrish. Në diell do na lënë ne këta. Ku është hapësira publike që zë kjo pema? Çfarë pune të prish kjo pema këtu. Nuk është as trotuar. Eshtë turp kjo punë. Në mes të gushtit ta lësh qeros?”, u shpreh Korreshi, raporton A2 CNN.
Ata pretendojnë se bashkia po pret pemët 30-vjeçare të mbjella nga vet pushteti lokal dhe se nuk kanë asnjë studim urban për zonën.
Policia dhe IMTV në Lushnje ka dy javë qe po punon për lirimin e hapësirave publike duke hequr fillimisht tendat dhe pemët nga hapësirat publike. Sot ishte kundërshtimi i parë që vjen nga opozita. (A2 Televizion)