Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete, shkruan A2 CNN.
Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të rinjtë mund të përzgjedhin online deri në 10 degë për ndjekur studimet e larta.
Fluksi i aplikimeve ishte i lartë që në orët e para të nisjes së porcesit. Drejtori i Rrjetit Akademik këshillon të rinjtë ta marrin seriozisht procesin e aplikimit.
Nëse e konfirmojnë formularin A2 dhe me pas duan të ndryshojnë, kjo nuk ka më kthim pas. 6 ditë kohë kanë maturantët për të aplikuar në formularin A2 për ndjekjen e studimeve të larta në Shqipëri.
Pas këtij procesi Univerisitetet përpunojnë të dhënave e kandidatëve sipas rezultateve të tyre, për të shpallur më pas fituesit në fund të muajit gusht. (A2 Televizion)