Gati pas 15 vitesh, nisur nga rasti i një trafikanti kanabisi, 16 gjyqtarë diskutojnë praktikën e caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Debati mes gjyqtarëve dhe zëvendësprokurorit të Përgjithshëm, Arqile Koça, u fokusua te kush e mban “barrën e provës” për të kyçur në qeli një të dyshuar.
Nisma e kryetarit Sokol Sadushi vjen në një kohë kur paraburgimet janë kthyer në një shqetësim në vend dhe synohen ndryshime ligjore.
(A2 Televizion)