Edhe pse prej 13 vitesh i paralizuar e në vështirësi të mëdha, Ksenofon Kostaqin e gjen në studion që ka improvizuar në banesën e tij.
Autori i më tepër se 150 veprave në rreth 60 vjet krijimtari ka rikthyer në sheshin e Çerçizit veprën e tij, heroinat Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima.
Në çdo hap Gorin, sic e thërrasin në Gjirokastër e shoqëron bashkëshortja që tregon sakrificat e artistit për të vendosur shpirtin e tij në çdo krijim.
Gori dhe bashkëshortja jetojnë me pensionin minimal edhe pse titulli artist i merituar është pjesë e krenarisë së tij, sërish ai nuk përfiton as pension të veçantë e as invaliditet.
Miku dhe bashkëkohësi i tij Stefan Arseni tregon se brenga më e madhe e Kostaqit është lënia e veprave të artit në mëshirë të fatit.
Ksenofon Kostaqi gjatë karrierës së tij numëron më tepër se 150 vepra në gur, dru e bronz. Ai kërkon vetëm pak vëmendje jo për vete, por për veprat e artit pa dallim. (A2 Televizion)