“Atraksioni unik i Libohovës”, Rama: Nepravishta në programin “Fshatrat më të mirë turistikë”

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 08:26 | Aktualitet

“Atraksioni unik i Libohovës”, Rama: Nepravishta në

Pas Zogajt në Shkodër, Nepravishta në Gjirokastër është fshati i dytë që i është bashkuar aplikimit të Shqipërisë në programin "Fshatrat më të mirë turistikë" nga Organizata Botërore e Turizmit. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë edhe videon që promovon pamjet nga ky fshat.

“Mirëmëngjes dhe nga Nepravishta, atraksioni unik i Libohovës me natyrë të mrekullueshme, mikpritje të ngrohtë dhe autentike, fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin "Fshatrat më të mirë turistikë" nga Organizata Botërore e Turizmit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Nepravishta është një fshat në rrethin e Gjirokastrës e njohur për Kishën Paleokristiane të Melanit, shkruan A2 CNN.

Shqipëria ka aplikuar për programin ndërkombëtar “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, një nismë që vlerëson fshatrat që kanë ruajtur identitetin, trashëgiminë dhe natyrën e tyre, duke zhvilluar turizmin në mënyrë të qëndrueshme.

Ky program promovon fshatrat e të gjithë botës, të cilat janë destinacione të turizmit të qëndrueshëm dhe mbështesin traditat, kulturën apo asetet natyrore përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos