Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në mbarë botën për shkak të tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme si pasojë e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Në njoftimin e lëshuar nga ambasada amerikane, thuhet se ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit.
“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka rezultuar në ndërprerje të udhëtimit dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë në të gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar”.
Gjithashtu ambasada e SHBA-së apelon për kujdes të shtuar gjatë planifikimit të udhëtimeve.
“Ju lutemi lexoni me kujdes Këshillën tonë të Udhëtimit, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të kohëve të fundit kur planifikoni udhëtimin”.
(A2 Televizion)