Banesat me qira në Fier, kushtet e vështira në fshat por rrisin çmimet

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 12:45 | Aktualitet

Banesat me qira në Fier, kushtet e vështira në fshat por rrisin

Edhe qytetet që nuk janë të prekura nga flukset turistike kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të çmimeve të pasurive të patundshme apo dhënien e tyre me qira.

Në qytetin e Fierit, agjentët imobiliarë shprehen se veçanërisht pas periudhës së pandemisë covid 19, ka nisur rritja e çmimeve të banesave me qira.

Dhe sot, ato përllogaritin një rritje deri në 40 për qind më shumë se tre apo katër vite më parw. Por kush janë shkaqet që sipas tyre kanë sjellë këtë rritje të çmimeve të apartamenteve me qira.

Gjithashtu, kohët e fundit është vënë re një trend i ri, që emigrantët që vijnë pranë të afërmve të tyre preferojnë apartamente me qira afatshkurtra pasi nuk qëndrojnë më tek të afërmit e tyre.

Këto arsye duket se e kanë bërë të papërballueshme qiratë mujore për një pjesë të popullatës.

E ndërsa rritja e deritanishme po vlerësohet e papërballueshme duket se trendi do të vijojë sërish me rritje pasi tregu imobiliar në Fier po shkon drejt qirave afatshkurtra.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos