Banorët e Borizanës të alarmuar nga shpërthimet në gurore: Rrezik për sigurinë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 18:02 | Aktualitet

Banorët e Borizanës të alarmuar nga shpërthimet në

Banorët e fshatit Borizanë në Fushë-Krujë kanë shprehur shqetësimin e tyre për guroret që ndodhen shumë afër banesave të tyre. Ata kanë denoncuar në A2 CNN se prej 12 muajsh në zonë ka patur aktivitet të vazhdueshëm shpërthimesh dhe ndotje. Sipas tyre këto shpërthime rrezikojnë sigurinë e familjeve dhe pronave të tyre, ndërsa situatën e krahasojnë me Gërdecin.

“Ndodhemi në fshatin Bprizanë të Krujës, kemi problem me guroret që ndodhen shumë afër banesave. Këtu kemi 12 muaj Gërdec, është bërë për të ikur natën, jo ditën po largohen të rinjtë, sepse nuk shohin të ardhme, as siguri. Sepse punojmë një jetë për të ndërtuar shtëpinë. Kur vjen puna guroret po na i shembin me shpërthime, si dhe ndotja është një problem i madh”, thonë banorët për A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos