Banorë të lagjeve Cfak, Manalati i parë dhe Manalati i dytë në Gjirokastër prej katër javësh vijojnë të jenë të izoluar nga pjesa tjetër e qytetit për shkak të rrëshqitjeve të dherave që kanë dëmtuar rrugët lidhëse të këtyre lagjeve. Rrëshqitjet kanë ndodhur në ditët e para të janarit të këtij viti kur Gjirokastra u përfshi nga shira të rrëmbyeshëm dhe që atëherë banorët detyrohen të kalojnë mbi dherat e rrëshqitur për të kryer punët e përditshme, shkruan A2 CNN.
“Për komunitetin këtu kjo është jashtëzakonisht e vështirë se fëmijët tanë nuk nga të vë në shkollë në radhë të parë, janë izoluar lagje, urbanet s'kalojnë, makinat s'kalojnë. Mbi të gjitha është e rrezikshme”, thotë një qytetar. “Na ha shumë kohë dhe kjo është problematike për ne se neve e kemi e kemi zgjidhje. Kjo është rruga që neve na afron më shpejt me qendrën e muzeale. S'vjen njeri të vejë një dorë, të hapi një rrugë të paktën të kalojnë këmbësorët. Ai për shembull mund të jepi atje mund të shkasi, mund të rrëzohet, të bien në përrua poshtë”, thotë një tjetër.
Interesimi të A2 për gjendjen në të cilën janë lënë këto rrëshqite dhe moshapja qoftë edhe ndonjë shtegu që banorët të kalojnë në mënyrë më të sigurt, Bashkia e Gjirokastrës tha se pritet ardhja e studimit gjeologjik nga Tirana në mënyrë që rruga të hapet dhe banorët të përfitojnë shërbimet e nevojshme siç është transporti publik apo shërbime të tjera bazike. E derisa të vijnë studimet, banorët e tre lagjeve duhet të improvizojnë për të kaluar në anën tjetër të qytetit. (A2 Televizion)