Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Nga Edi Ruçi
2 Shkurt 2026, 09:56 | Aktualitet

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit për transferimin e strukturës drejt Tiranës, raporton A2CNN.

Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, vendimi ka hyrë në fuqi. Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier.

Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy mundësi do të largohen nga puna.

Ndërkohë, në zyra ndodhen ende disa punonjës, të cilët po përgatisin dosjet e fundit për transferimin drejt Tiranës, duke shënuar kështu mbylljen përfundimtare të një prej institucioneve më të rëndësishme për qytetin e Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos