Zjarret në pyje, misioni i BE-së për mbrojtjen civile viziton Shqipërinë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 17:18 | Aktualitet

Zjarret në pyje, misioni i BE-së për mbrojtjen civile viziton

Shqipëria ka pritur dy javët e fundit një mision këshillimor të mbrojtjes civile nga Departamenti i Komisionit Evropian (DG ECHO), me pjesëmarrës nga 8 shtete anëtare të BE-së.

“Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga Departamenti i Komisionit Evropian për Operacionet e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare (DG ECHO), kuadri i BE-së që ndihmon vendet të bashkëpunojnë për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive. Ekipi u përbë nga staf i ECHO dhe ekspertë kombëtarë: gjithsej 11 pjesëmarrës nga 8 shtete anëtare të BE-së”, njofton delegacioni i BE.

Zjarret në pyje, misioni i BE-së për mbrojtjen civile viziton

Ekspertët vizituan institucionet kyçe të emergjencave, zona të prekura nga zjarret, si dhe Bazën Ajrore të Farkës, duke shqyrtuar kapacitetet e reagimit dhe bashkëpunimin mes autoriteteve.

Zjarret në pyje, misioni i BE-së për mbrojtjen civile viziton

“Në koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u zhvilluan vizita informative në institucionet kyçe të emergjencave dhe mbrojtjes civile, përfshirë qendra operacionale, agjenci dhe shërbime zjarrfikëse e shpëtimi. Delegacioni realizoi edhe vizita në terren në zona të prekura nga zjarret dhe u takua me autoritetet lokale për të vlerësuar dëmet, kapacitetet e reagimit dhe praktikat e menaxhimit të emergjencave.

Zjarret në pyje, misioni i BE-së për mbrojtjen civile viziton

Delegacioni vizitoi Bazën Ajrore të Farkës dhe diskutoi me përfaqësues të Forcave Ajrore Shqiptare dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ???????? për rolin e mjeteve ajrore në emergjenca: kërkim-shpëtim, evakuim mjekësor, transport të shpejtë të personelit dhe pajisjeve, si dhe gatishmëri 24/7 – një kapacitet që bëhet jetik gjatë fatkeqësive”, njofton BE.

Zjarret në pyje, misioni i BE-së për mbrojtjen civile viziton

Sipas Delegacionit Europian në Shqipëri takimet dhe vizitat në terren ndihmuan në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit të mbrojtjes civile në Shqipëri, teksa thekson se Bashkimi Evropian mbetet partner i qëndrueshëm në raste emergjencash. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos