Banorët e fshatit Kalivaç bllokojnë aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë, kërkojnë ndryshimin e projektit të rrugës

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 10:52 | Aktualitet

Banorët e fshatit Kalivaç bllokojnë aksin e ri

Banorët e fshatit Kalivaç në Trebinjë janë mbledhur në protestë duke bllokuar aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë. Ata kundërshtojnë mbylljen e rrugës së vjetër të fshatit, pasi sipas tyre me ndërtimin e rrugës së re, inxhinierët kanë vendosur mbylljen e rrugës së vjetër hyrëse-dalëse të fshatit, duke bllokuar lëvizjen e banorëve drejt qytetit.

Ata sot kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste për disa minuta duke kërkuar që ARRSH të ndryshojë projektin, raporton A2 CNN.

Banorët kërcënojnë se në rast se nga ana e firmës nuk merren masa që rruga të mbetet e hapur, do të vijojnë protestat deri sa të jepet zgjidhje.

Në mbështetje të tyre është edhe administratori i njësisë Ilia Muço.

“Me të drejtë e kërkojnë, por si vend këtu nuk bëhet, se këtu është burim aksidenti, është kthesë e dyfishtë. Më thuaj një rrugë me kthesë të dyfishtë që ka dalje? Megjithatë të bisedojmë, tani këta i mbushin tokat me dhe se ky dhe që është sot, nuk ka qenë. Nuk na ka ardhur akoma përgjigje nga ARRSH. Pa u bërë rruga tjetër nuk do të mbyllet”, tha Muço.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos