“Verë në bute”, tradita që ruhet më fanatizëm në Pogradec

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2025, 15:18 | Aktualitet

Dikur nëse do të hapeshin njëkohësisht të gjitha butet me verë do të formohej një liqen. Kështu shpreheshin familjet autoktone pogradecare që prodhonin vetë verën dekada më parë.

Sot Artur Blacëri është një nga artizanët që jo vetëm e ka trashëguar bërjen e verës dhe ruajtjen e saj në mënyrë artizanale nga të parët e tij, por po e çon më tej duke e ruajtur me fanatizëm këtë traditë kaq të bukur.

Për një tjetër artizan të verës, kush e prodhon si duhet këtë pije, ka vlerat e një artisti.

Vlerën dhe shijen e verës në bute të prodhuar në Pogradec e kanë provuar dhe vlerësuar edhe në vende të largëta.

I njohur për prodhimin e verës në bute, Pogradeci vijon ta ruajë këtë traditë dhe çdo fillim dhjetori bashkia organizon edhe festën e verës.

Një gotë verë në Pogradec sot nuk është thjesht pije, është histori, punë familjare dhe trashëgimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos