Moti i keq Korçë, rrugët e hapura, qindra familje pa energji

Nga Artin Halili
2 Shkurt 2026, 08:41 | Aktualitet
Moti i keq Korçë, rrugët e hapura, qindra familje pa energji

OSHEE bën me dije se Fideri 5 i Nënstacionit Bilisht është pjesërisht në punë, ndërsa 642 familje rurale vijojnë të jenë pa energji elektrike në zonat Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë.

Ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri dhe po ndjekin nga afër situatën në terren për riparimin e defekteve të evidentuara. Bëhet e ditur se të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje normale pune.

Ndërkohë, Hidrovori i Pogradecit furnizohet nga Fideri (8–18) Përpunim Druri, Nënstacioni Pogradec, dhe funksionon normalisht.

Nga ana tjetër, ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje raporton se nuk ka problematika në akset rrugore kombëtare dhe turistike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk raportojnë problematika në territor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos