Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nga bordi i Air Force One paralajmëroi se Uashingtoni do të reagojë ashpër nëse Otava finalizon një marrëveshje tregtare me Pekinin. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do t’i hapte rrugë ndikimit kinez në Kanada.
“Nëse ata bëjnë një marrëveshje me Kinën, ne do të bëjmë diçka shumë të madhe. Nuk duam që Kina të marrë nën kontroll Kanadanë.”
Trump tha se SHBA-ja ka nisur bisedime me Kubën dhe se beson se palët mund të arrijnë një marrëveshje, mes krizës së thellë ekonomike dhe energjetike në ishull.
Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje me Kubën. Do të jemi të sjellshëm. Situata atje është shumë e keqe, nuk kanë para, nuk kanë naftë, shkruan A2 CNN.
Presidenti amerikan iu përgjigj edhe interesat të gazetarëve për Groenlandën duke thënë se kanë nisur negociata me partnerët evropianë, shkruan
Ata duan që ne ta bëjmë këtë. Mendoj se do të jetë një marrëveshje e mirë për të gjithë. Në fakt, nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, është një marrëveshje shumë, shumë e rëndësishme. Mendoj se do ta bëjmë marrëveshjen atëherë.
Deklaratat e Trump për Groenlandën kanë shkaktuar reagime të forta në Evropë, edhe pse Uashingtoni ka përjashtuar përdorimin e forcës dhe ka theksuar se bisedimet janë diplomatike. (A2 Televizion)