
Prej 4 ditësh, 250 banorë të fshatit Bashaj vijojnë të jenë të izoluar. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në shpatin e malit në zonë ka dëmtuar rrugën kryesore të fshatit dhe për pasojë fshati ka mbetur pa rrugë. Për këtë arsye i gjithë fshati ka mbetur i izoluar në total pa patur një vend nga ku mund të kalojnë.
Ndërkohë që janë në pritje të forcave xhenio për të pastruar dherat e rënë dhe mbi të gjitha për të hapur rrugën. Bashkia e Selenicës e pafuqishme përballë këtij fakti duke vepruar thjesht për pastrimin e zonës nga dherat, por jo për ndërtimin apo fortifikimin e rrugës, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë që për shkak të mosangazhimit nga ana e pushtetit lokal, banorët kanë nisur të hapin vetë rrugën e fshatit dhe të mundohen që me forca dhe materiale të blera nga të ardhurat personale të mund të bëjnë sado pak një vendkalimi për ta për të shpëtuar nga izolimi. (A2 Televizion)