Semani del nga shtrati në Lushnje, fshati nën ujë

Nga Çaku Tafa
11 Janar 2026, 11:20 | Aktualitet

Semani del nga shtrati në Lushnje, fshati nën ujë

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz të Lushnjes mëngjesin e kësaj të diel. Prurjet e lumit janë të shumta sa në disa akse ka prezence të madhe uji çka duhet të bëhet kujdes për kalimin e mjeteve në rrugën Murriz-Kozare. Ndërsa hyrja për në fshatin Murriz është bllokuar pasi niveli i ujit është mbi 30 cm dhe nuk lejon aspak kalimin e automjeteve.

Banorët e kanë kaluar natën jashtë pasi prisnin daljen e lumit Seman. Momentalidht Tokat bujqësore janë të gjitha nën ujë, po kështu ka prezence uji brenda oborreve te banesave dhe  rrezikohen të futet uji disa nga objektet që janë ndërtuar brenda argjinaturës, shkruan A2 CNN.

Për të parë nga afër sutuatën në Murriz të Lushnjes ishte kreu i EMC Haki Çako.

Sipas tij prurjet ishin te paparashikueshme dhe nuk mund te ndaloheshin. Semani ka dale nga shtrati për shkak te hapjes se kaskadës se lumit Devoll dhe hidrocentralit te Banjës dhe Moglices. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos