Rrëshqitje masivi në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë

Nga Artin Halili
11 Janar 2026, 11:12 | Aktualitet

Rrëshqitje masivi në aksin rrugor Qukës-Qafë

Institucioni i Prefektit të Korçës njoftoi mbrëmjen e djeshme për një tjetër rrëshqitje masivi në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, këtë herë në zonën e Golikut, pjesë e lotit të dytë të këtij aksi kombëtar.

Edhe gjatë ditës së sotme, në këtë segment të rrugës vijon puna për largimin e inerteve, ndërsa qarkullimi vetëm për mjetet e fshatrave të zonës realizohet vetëm në një korsi, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se aksi nacional Qukës–Qafë Plloçë vijon të jetë i bllokuar për qarkullimin e mjeteve me itinerar Tiranë–Korçë prej katër ditësh, për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave në lotin e tretë të tij, ku ende po punohet për pastrimin dhe stabilizimin e rrugës.

Njëjtë sj në lotin e 3-të edhe në lotin e dytë po shafqin probleme skarpatat e rrugës ndërsa specialistët thonë se traseja e rrugës prej 43km është e sigurtë dhe pa asnjë problematikë deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos