
Probleme me furnizimin me energji elektrike janë evidentuar në disa zona rurale të qarkut Korçë, ku aktualisht rezultojnë të stakuar 6 fidera, duke lënë rreth 600 abonentë pa energji.
Situata paraqitet problematike në zona të Korçës, Maliqit, Pogradecit dhe Ersekës, ndërsa Bilishti nuk raporton ndërprerje. Defektet janë shfaqur në rrjetin shpërndarës dhe kanë prekur kryesisht abonentë ruralë.
Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për evidentimin dhe riparimin e defekteve, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në funksion, ndërsa Hidrovori i Pogradecit vijon punën normalisht.
Situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme dhe po merren masat e nevojshme për stabilizimin e rrjetit dhe rikthimin e energjisë për abonentët e prekur. (A2 Televizion)