Banorët të pashpresë, rruga e fshatrave Tojgan dhe Hambar në Fier me baltë e gropa

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2025, 11:38 | Aktualitet

Kjo është rruga që duhet të përshkojnë çdo ditë banorë të fshatrave Tojgan dhe Hambar në Bashkinë e Fierit.

Gropa dhe baltë në rrugën prej 2,5 kilometrash që vështirësojnë jetën e përditshme si të banorëve, ashtu edhe të nxënësve të shkollave, shkruan A2 CNN.

Banorët thonë se për të mbërritur në lagjen e fundit të fshatit, detyrohen të marrin një rrugë të gjatë, duke kaluar nga fshatra të tjerë, edhe pse distanca direkte është vetëm 2 kilometra.

Ndërkohë, një investim në 300 metra rrugë me çakull konsiderohet i pavlefshëm nga komuniteti, pasi segmenti i shtruar ndodhet vetëm në hyrje të fshatit Tojgan dhe sipas banorëve, nuk i shërben askujt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos