Shkodra ka përkujtuar 35-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit komunist Enver Hoxhës që ndodhej në atë kohë në qendër të qytetit. 13 dhjetori I 1990 dha shkëndijën e parë të rinisë dhe popullit kundër regjimit komunist dhe që u pasua edhe nga ngjarje të ngjashme në qytete të tjera për të kulmuar me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në Tiranë. Kryetari i shoqatës 13 dhjetori, në Shkodër, apeloi që simbole të komunizmit të mos kthehen më edhe pse shpesh herë janë tentuar.
Për deputeten e PD Greta Bardeli hijet e komunizmit vijojnë e pengojnë shkëputjen e vendit nga diktatura e dikurshme.
Në këtë ditë të shënuar për Shkodrën dhe përpjekjet antikomuniste, Jonila Godole ka promovuar romanin e saj manual rrëzimi, ku 7 personazhe të ndryshme tregojnë në mënyrë të ndryshme të njëjtën ngjarje antikomuniste. Këto rrëfime të ndërthurura edhe me dokumente të kohës, të çojnë në konkluzionin se vendi ka bërë shumë pak për të kaluarën komuniste duke e lënë atë në harresë.
Harresë e cila për Godolen e bën shoqërinë të harrojë se kush është
Libri u promovua në nga libraritë e Shkodrës, dhe lexuesit mund të njohën me mjaft fakte dhe dokumente që botohen për herë të parë. (A2 Televizion)