Bllokohet për disa orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë, Policia njoftim për qytetarët

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2025, 09:21 | Aktualitet

Bllokohet për disa orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë,

Ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke) aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.

Arsyeja e këtij bllokimi mësohet të jetë për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë, të cilët prej disa kohësh po zhvillojnë tubime të këtij lloji.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Kakavijë-Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos