Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

Nga Çaku Tafa
13 Janar 2026, 14:54 | Aktualitet

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të

Autoritetet kanë arritur të lokalizojnë përmes dronit dy barinjtë që ishin shpallur të humbur në Libofshë të Fierit, pora mësohet se ata nuk duan të largohen prej aty, shkruan A2 CNN.

Sipas asaj që raportohet nga terreni, barinjtë qëndrojnë bashkë me 200 krerë lopësh në zonën e përmbytur të Kularit. Ata janë mirë nga ana shëndetësore, por nuk pranojnë të evakuohen pasi po mbajnë nën kontroll lopët, të cilat janë të lira.

Ata janë barinj të punësuar dhe sipas asaj që mësohet, edhe në përmbytjet e vitit të kaluar nuk kanë pranuar të largohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos