Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, premtoi më shumë investime në Policinë e Shtetit nga qeveria në vitet në vijim. I pranishëm në aktivitetin e 113-vjetorit të krijimit të kësaj organizate, Qefalia shpjegoi se ministrja Albana Koçiu mungoi për shkak të një angazhimi jashtë Shqipërisë, përcjell A2 CNN.
“Pas çdo polici ka një nënë që lutet dhe një fëmijë që pret. Ndaj mbështetja e qeverisë shqiptare dhe posaçërisht e kryeministrit Rama për Policinë e Shtetit do të vazhdojë me intensitet të lartë, përmes investimeve në trajtim, në teknologji, mirëqenie për ta forcuar këtë institucion, për të arritur në një shkallë më të lartë sigurie, për të pasur një polici të standardeve europiane, pasi policia ekziston për qytetarët dhe qytetarët e bëjnë policinë e fortë”, tha Qefalia. (A2 Televizion)