Baticë e pazakontë në Vlorë, deti rrit nivelin mbi 1 metër, përmbyten magazinat e peshkimit

Nga Edi Ruçi
1 Shkurt 2026, 09:22 | Aktualitet

Baticë e pazakontë në Vlorë, deti rrit nivelin mbi 1

Një baticë e fortë e pazakontë është shfaqur në orët e para të mëngjesit (rreth orës 02:45) në gjirin e Vlorës. Uji i detit ka avancuar drejt tokës duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit në Radhimë, ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit të detit.

A2 CNN raporton se uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit, duke krijuar një situatë shqetësuese, duke prekur mjetet dhe pajisjet e punës së peshkatarëve.

Rritja e nivelit të detit ka qenë dukshëm më e madhe se baticat e zakonshme, duke arritur gati në 1 metër, madje edhe më shumë. Një tjetër element shqetësues ka qenë edhe fakti se disa peshq janë parë të dalë në tokë, një fenomen që zakonisht ndodh gjatë detit të trazuar ose ndryshimeve të forta të nivelit të ujit.

Zakonisht niveli i baticës dhe zbaticës është 40–60 centimetra, por A2 CNN raporton se këtë herë ka qenë afro 1 metër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos