Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Nga Artin Halili
1 Shkurt 2026, 08:49 | Aktualitet

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në

Rikthehen reshjet e dëborës në zonën e Dardhës n Korç. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore. Sipas raportimeve nga terreni trashësia e borës i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.

Aktualisht në rrugë janë duke punuar mjetet borëpastruese për të larguar dëborën dhe kriposur aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.

Në akset e tjera nacionale të këtij qarku nuk janë regjistruar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos